OVL UÇK në Klinë kujton veteranin Sadri Berisha

OVL UÇK dega në Klinë me kryetar Hajdin Balaj, bashkë me Vesen Berishën, Bahtije Halitin, Naser Morinën e Esta Raci dhe zv.komandantin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashot dhe vendosën buqeta lulesh dhe bënë homazhe tek varri i veteranit, Sadri Berisha, në përvjetorin e tij të vdekjes.
Me këtë rast Balaj tha se njerëz e trima si Berisha do të kujtohen përherë.
“Sadri Berisha ishte një nga djemtë më të guximshëm, që dha shumë, duke mos kursyer asgjë nga vetja për lirinë dhe tokën e Kosovës. Ai do të mbetet përherë pjesë e kujtimit dhe sakrificës”, u shpreh Balaj.

.

SHARE