Hapet Ekspozita e Artit Figurativ nga SH.M.L Luigj Gurakuqi, në Klinë

Sot Klubi i Karrierës dhe Këshilli i Nxënësve të gjimnazit “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim më Drejtorin e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Klinë (DKRS) mbajti ekspozitën: EKSPOZITA E ARTITI FIGURATIVE nga SH.M.L ” Luigj Gurakuqi.

Ekspozita u mbajtë në Holli i Galerisë – Qëndra e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë.

Piktorët e Klubit të Karrierës “Luigj Gurakuqi” ekspozuan vizatimet e tyre para një audience të gjere si: piktorëve, artistëve, drejtorit të shkollë, prindërve, profesorëve, drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nënkryetarës së Komunës së Klinë dhe shumë artdashësve.

“Falenderojmë nxënësin Arjon Gashi që e bëri hapje e ekspozitës me dy pika muzikore.

Gjithashtu falenderojmë edhe Drejtoreshën e Kulturës Rinisë dhe Sportit znj.Fatjona Gashi për gjithë përkrahjën dhe motivimin që e paraqiti para nxënësve, gjithashtu që sot nxënësit që moren pjesë në ekspozitë, i ndau mirënjohje.

Falenderojmë edhe dy profesoret që ju ndihmuan nxënësve në ekspozitë, profesorin e artit figurativ në shkollën tonë Luan Jakupi dhe themeluesin e Klubit të Karrierës ” Luigj Gurakuqi”, prof.Ardian Rexhepi”, shkruhet në postimin e Klubit të Karrierês “Luigj Gurakuqi”.

Gjithashtu nxënësi i këtij klubi, Aldrin Gashi sot ja dhuroj pikturën abstraktë Drejtoreshës së Kulturës Rinisë dhe Sportit znj.Fatjona Gashi.

“Një falënderim shumë i veçantë shkonë edhe për dy përgjegjësit e Shtëpisë së Kulturës në Klinë z.Alban Gashi dhe z.Taulant Berisha!

Në emer të Gjimnazit “Luigj Gurakuqi” falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që ishin sot pjesë e ekspozitës:

Drejtoreshën e Kulturës Rinisë dhe Sportit znj.Fatjona Gashi;
Nënkryetaren e Komunës së Klinë znj.Marqe Selmanaj;
Piktorët e Klinë: z. Sejdi Kapllanaj, z.Azem Gashi, z.Idriz Berisha, aktorin z. Ismet Krasniqi – Lala e shumë të tjerë!

Falenderojme profesorët e gjimnazit tonë qe ishin të pranishem: Ramë Merlaku, Smajl Morina, Albert Bajraktari, Dirlon Elezaj, Edita Elezaj dhe Fjoralba Elezaj se bashku më drejtorin e shkollës z.Skënder Maxharraj”, thuhet tutje në njoftim.

Ekspozita do të jetë e hapur për 10 ditë, nga dita e sotme!