Përfundon në ‘lot’ protesta “Liri për Çlirimtarët”, vajzat e Val Zekës emocionuan të gjithë (Foto)

Qytetarë të Pejës kanë protestuar sot për bashkëqytetarin e tyre Val Zekajn dhe të burgosurit tjerë të grupit “Kumanova”, të cilët po mbahen në burgjet në Maqedoninë e Veriut. Protestuesit mbanin në dorë pankarta me kërkesën për drejtësi. Përpos Pejanëve, në ketë protestë, morën pjesë qytetar, pothuajse nga të gjitha trevat shqiptare.

“Është obligim moral t’i mbrojmë veteranët e flamurit Kuq e Zi”, “Ku mbetën djemtë e Kumanovës” ishin disa prej kërkesave të familjarëve të të dënuarve, OVL-së në Pejë, organizatave studentore dhe intelektualëve në këtë protestë me moton “Liri për Çlirimtarët”.

Mesin e protestuesve dhe pjesë e programit në këtë protestë ishin edhe tre vajzat e çlirimtarit Val Zekaj, dy vajzat e vogla përmes disa vargjeve të shkruara për babain e tyre, emocionuan të gjithë përgjatë recitimit të vargjeve, një pjesë e madhe ishin në lot.

Ndryshe, më herët, familjarët e viktimave kanë kërkuar hetim të thelluar nga institucionet ndërkombëtare, pasi pretendojnë se ky ishte një proces i montuar politikisht /Njeshi