​Ngjarjet e datës 25 shtator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban takim pune me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë së Shtetit, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Këshillit Gjyqësor. (Hotel “Emerald”, ora 09:30)

Shefja e Zyrës së BE, Nataliya Apostolova merr pjesë në konferencën “Roli i të rinjve në zbutjen e ndryshimit të klimës”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 09:30) 

Ambasada Britanike përmes Grupit për Studime Juridike dhe Politike prezanton analizën e parë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organizon aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”. (Objekti i Qendrës së Kompetencës në Malishevë, ora 10:30)

Partia FJALA hap fushatën parazgjedhore para Teatrit Kombëtar në qendër të Prishtinës. (Ora 11:00)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim prezanton “Gjetjet nga Ndryshimet Klimatike dhe nevojat prioritare gjinore dhe prezentimi i Inventarit të Gazrave Serrë për Prizrenin”. (Hotel “Premium Park” në Prizren, ora 11:00)

Koalicioni AAK-PSD mban konferen

cë. (Zyrat qendrore të AAK-së, ora 12:00) 

Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren mban një konferencë. (Zyrat e PDK-së dega në Prizren, ora 13:00)

Partia Euroatlantike e Kosovës bënë hapjen e fushatës zgjedhore. (Hotel “Grand”, ora 15:00)

Lëvizjes Vetëvendosje e fillon fushatën zgjedhore në Mitrovicë. (Salla e Sporteve “Minatori” në Mitrovicë, ora 16:00)

Dega e LDK-së në Gjilan do të mbajë tubim me strukturat e partisë. (Teatri i qytetit Gjilan, ora 16:00)

Koalicioni AAK-PSD hap fushatën e zgjedhjeve parlamentare në Suharekë. (Palestra “13 Qershori”, Suharekë, ora 18:00)

Koalicioni Nisma-AKR-PD do të mbajë tubimin e hapjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare në Prishtinë. (Salla 1 Tetori, ora 18:00)