Sot u jepet lamtumira e fundit dy zyrtarëve të PDK-së që u vranë në Pejë

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, do të varroset sot.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i Ademajt, Arton Muhaxheri, i cili tha se Astriti do të varroset në varrezat e fshatit Katund i Ri, në Pejë.

“Ju njoftoj se me date 10.9.2021, ne ora 14:00, behet varrimi i te dashurit tone, ASTRIT (REXHEP) ADEMAJ. Varrimi behet ne varrezat e Katundit te Ri, ne Peje!”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.

Ndryshe, përveç Astrit Ademajt, të mërkurën në Pejë mbeti i vrarë edhe Blerand Kadrijaj.

Përmes një postimi në faqen Deçani është njoftuar se Blerandi do të varroset sot, në varrezat e fshatit Rastavic, në Deçan.