Njoftim i rëndësishëm për studentët që banojnë në konvikte

Njoftohen të gjithë studentët e UP-së, që kanë qenë banues në konvikte në vitin akademik 2019-2020, të cilët nuk i kanë marrë gjësendet personale në qershor të vitit të kaluar, tani mund të vijnë dhe të marrin gjësendet e tyre që kanë mbetur në konvikte.

Bëhet fjalë për kohën kur Qendra e Studentëve ka funksionuar si hapësirë për karantinë kundër pandemisë me Covid19.

“Studentët mund të bëjnë tërheqjen e gjësendeve nga konvikte në të cilat kanë qenë banues nga data 10.06.2021 deri 30.06.2021”, thuhet në njoftimin e tyre