Qytetarët në Klinë të kërcënuar nga qentë endacakë

Qytetarët e vendit tonë po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të shumta, një nga shqetësimet e tyre më të mëdha janë edhe rreziku nga qentë endacakë.

Edhe në qytetin e Klinës, qytetarët janë në hall nga këto kafshë.

Klina Info sjellë pamje se si disa qytetarë, po ikin nga qentë endacakë, ndërsa kjo problematikë është prezente tash e sa vite në gjithë Kosovën.