“Mirusha Company”, ndihmon KFF Dukagjinin

Kompania prestigjioze në Kosovë, me seli në Klinë, “Mirusha Company”, ka ndihmuar Klubin e Femrave në Futboll – Dukagjini me pajisje sportive. Kjo kompani ka dhënë kontribut edhe në klubet tjera të Klinës. KFF Dukagjini falënderon kompaninë “Mirusha” për ndihmën ndaj tyre. Postimi i tyre në facebook:

Klubi i futbollit të femrave Dukagjini në Klinë falenderon drejtorin e Mirusha Company Mentor Selimi për paisjet sportive .
Shpresojmë në mbeshtetje të vazhdueshme edhe në të ardhmen . Suksese dhe punë të mbarë Mirusha Company edhe në ndertimin e fushes sintetike .