Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Elshani, i njohur me nofkën “Leopardi”,

Lajmi për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha.

“I rëndë lajmi për vdekjen e mikut dhe bashkëluftëtarit të UÇK-së, Xhavit Elshani. Ngushëllime familje Elshani dhe gjithë luftëtarëve që ndan fatin e tyre dhe Kosovës gjatë luftës! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që e deshi shumë”, ka shkruar Berisha në Facebook

Kujtojmë që Elshani ishte ftuar për intervistim si dëshmitar nga Gjykata Speciale në nëntor të 2019-ës.