Dr.Filloreta Berisha shpalos programin e LDK-së në Gllarevë, mbështetet fuqishëm nga banorët

Garës për deputete nga radhët e LDK-së i ka hyrë edhe Doktoresha Filloreta Berisha, e cila mori besimin e degës së Klinës.

Plani dhe vizioni i saj po mirëpritet ngado, derisa kjo u pa edhe në takimin e sotëm që pati në Gllarevë.

Ky është postimi i degës së LDK-së në Klinë:

Edhe nëndega e LDK-së në Gllarevë pati takim me elektorat.

Prezent në këtë takim ishte kandidatja për deputete dr. Filloreta Berisha e cila edhe qytetarëve të Gllarevës u’a shpalosi programin e LDK-së.

Përveq pjesmarrësve nga dega e LDK-së mysafir ishte edhe kandidati për deputet nga diaspora z. Bahtir Kastrati.