IPK arreston 4 policë dhe 3 qytetarë për një rast të ndodhur në autostradë

Inspektorati Policor i Kosovës, me datë 05.07.2023, nga Policia e Kosovës ka pranuar njoftimin se katër zyrtarë policor të cilët ishin qenë jashtë detyrës zyrtare me veturë private kishin pasur një mosmarrëveshje në komunikacion në dalje të Autostradës në fshatin Mazgit me tre qytetarë të cilët kishin qenë duke drejtuar një automjet të modelit kombi.

Pas mosmarrëveshjes të dy palët kanë ndalë automjetet e tyre në rrugë dhe kanë filluar një konflikt fizik mes vete, me ç’ rast nga të dy palët kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit e IPK-së dhe Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore Prishtinë, pas analizimit të rastit, rastin e kanë proceduar si vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së, dhe në cilësi të dyshuarit kanë intervistuar të gjithë personat e përfshirë në rast.

Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e katër policëve dhe tre qytetar për 48 orë.

Veprimet tjera lidhur me këtë rast do të ndërmerren në konsultim me prokurorin e shtetit.