Selimi: Kërkoj nga deputetët të sillen mirë me UÇK-në, sepse pikërisht UÇK-ja s’e meriton një Projektligj të tillë

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Ndër pikat e shumta, të cilat kanë mbetur si të papërfunduara është votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, transmeton Indeksonline.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se për hir të UCK-së, ushtarëve të saj ky Projektligj duhet të trajtohet siç duhet.

“Pikërisht UÇK-ja nuk e meriton një projektligj të tillë, prandaj kërkojmë të trajtohet siç duhet. Propozimi ynë s’është kundër UÇK-së, por kundër abuzimit të emrit të saj, silleni sa herë të doni në Kuvend përgjigjen e njëjtë do ta  keni. Kërkoj nga ju të silleni më mirë me UÇK-në dhe jo t’ia bëni një zgjedhje të keqe menjëherë. Sjellja e keqe me UÇK-në nuk lejohet”, tha Selimi./