Ndryshon udhëzuesi i masave antiCOVID, rastet kur mund të dënoheni

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës e ka publikuar udhëzuesin final për maska, ku tregohet se kur qytetarët duhet të përdorin maska, e kur jo.

Në njërin version të udhëzuesit thuhej se maska mund të hiqet në rast të ecjes vetëm në rrugë, mirëpo kjo pikë është larguar dhe përfundimisht dënohet kush s`ka maskë rrugës.

Sipas versionit të parë të udhëzuesit të publikuar nga MSH-ja, maskat nuk është e nevojshme të përdoren në këto raste:

“Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm; Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes); Nëse jeni vetëm në veturë; Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie dhe disa raste të tjera”.