Renditja e Superligës së Kosovës pas xhiros së pestë, kjo skuadër lëshon bajrakun

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së pestë në elitën e futbollit kosovar,

Drita ia ka shkaktuar humbjen e parë Drenicës, pasi e ka mposhtur midis Skenderajt me rezultat 2-0, kurse Gjilani befasisht ka pësuar disfatë para publikut te vet nga Ulpiana me shifrat 2-3.

Pas xhiros së pestë, Superligës i prinë Ballkani me 11 pikë, aq sa ka edhe Drita që renditet e dyta, kurse Malisheva zë vendin e tretë me 10 pikë, aq sa ka edhe Drenica që nga pozita e parë ka zbritur në vendin e katërt.

Gjilani renditet i pesti me 6 pikë, aq sa ka edhe Feronikeli që mbetet i gjashti, kurse Prishtina ka kaluar në pozitën e shtatë me 5 pikë.

Ulpiana është ngritur në pozitën e tetë me 4 pikë, kurse Dukagjini zë venin e nëntë me 2 sosh, duke lenë  Llapin në pozitën e fundit me 2 pikë.

Me poshtë keni renditjen e elitës së futbollit kosovar pas xhiros së pestë.