Të gjakosur dhe në panik, pamjet shokuese nga Stambolli pasi avioni u nda në copa

Avioni “Boeing 737-800” që  vinte nga Izmiri u rrëzua ndërsa ulej në pistën e aeroportit “Sabiha Gokchen” në Stamboll, ndërkohë që një pasagjer vdiq.

Njerëz të përgjakur dhe në shok total, duke mos e besuar atë çfarë kishte ndodhur.

Përplasja ishte e fortë dhe avioni u nda në  tre pjesë, duke shpërthyer dhe në zjarr.

Nga aksidenti humbi jetën një person dhe u plagosën 157 të tjerë. Në total në avion udhëtonin 171 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.