Detaje nga Inspektorati Policor, bëhet e ditur pse u arrestua udhëheqësi i Krimeve Ekonomike në Prishtinë

Indeksonline raportoi sonte ekskluzivisht për  një aksion të Inspektoratit Policor të Kosovës të kryer në kryeqytet.

Në këtë aksion u arrestua zytari policor, Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin për media në IPK, Arbër Beka i cili konfirmoi rsatin.

“Po mund të konfirmoj rastin. Inspektorati Policor i Kosovës në orët e mbrëmjes ka realizuar një operacion që ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve. Njëri nga ta zyrtar policor, tjetri qytetar”, tha Beka.

Tutje ai theksoi se  zyrtari policor është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’.

“Detajet shtesë do të shpalosen nesër nga IPK”, shtoi Beka./