Shkolla “Ismet Rraci” shënon Ditën e Tokës me aktivitete edukative

Shënohet Dita e Tokës në Shkollën “Ismet Rraci” në Klinë me aktivitete për gjelbërim dhe pastrim

Sot, në Shkollën Fillore “Ismet Rraci” në Klinë, u shënua 22 Prilli – Dita e Tokës, me aktivitete të shumta.

Nxënësit dhe mësimdhënësit u angazhuan për gjelbërimin e ambientit, si dhe për pastrimin e hapësirave brenda dhe jashtë shkollës.

Vlen të theksohet se donatori që ka mbështetur këtë iniciativë me lule është Alban Rraci, të cilin e falënderojmë.