Zv/komandanti ukrainas u drejtohet ushtarëve rusë: Po ua japim një mundësi, kthehuni gjallë në shtëpi

Zëvendëskomandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Yevhen Moisiuk, u ka bërë një video-apel ushtarëve rusë në gjuhën ruse, raporton The Guardian.

Mendoni pse jeni këtu, për çfarë po luftoni dhe çfarë doni të arrini? Shpresoj se e keni kuptuar se askush nuk ju do këtu dhe nuk ka asnjë arsye që ju të jeni këtu”,tha ai.

“Më besoni: kauza jonë është e drejtë dhe ju jeni vetëm një mjet në duart e qeverisë suaj. Ne po ju japim mundësinë që të ktheheni në familjet tuaja dhe të mos humbisni jetën dhe dinjitetin tuaj”, shtoi ai.

Moisiuk u kërkoi atyre të dorëzohen ose të kthehen në shtëpi.

“Lërini armët dhe vendosni duart në ajër, që ushtarët dhe civilët tanë ta kuptojnë se na keni dëgjuar. Kjo do të jetë bileta juaj për shtëpi. Shkoni dhe mbroni vendin tuaj dhe mos e shkatërroni vendin tonë”, tha ai.