4 ndeshjet që i luan Kosova në muajin Qershor

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e “Dardanëve”, të cilët në Qershor do t’i zhvillojnë katër ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova do të luajë me 2 Qershor me Qipron në udhëtim nga ora 18:00, kurse më 5 Qershor e pret Greqinë në Prishtinë nga ora 20:45.

Më 9 qershor e presin edhe Irlandën e Veriut ne ora 20:45, kurse më 12 qershor do ta vizitojnë Greqinë nga ora 20:45.

Kosova synon të jetë e suksesshme në këtë kampanjë kualifikuese pasi përmes Ligës së Kombeve mund ta sigurojë kualifikimin në Euro 2024.

Një gjë të tillë ishte afër ta bënte edhe në Euro 2020, por dështoi në ndeshjen e parafundit kundër Maqedonisë së Veriut.