Rruga “Sadik Rama”në Klinë qe një muaj “e pa asfalltuar”, banorët e qytetarët protestojnë të hënën

Rruga “Sadik Rama” në Klinë vazhdon të mbetet në gjendje jo të mirë tash e disa javë dhe e papërfunduar, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe tek banorët dhe bizneset e zonës.

Sipas tyre, punimet po neglizhohen dhe rruga është lënë në gjendje të rënduar për qarkullim, shkruan Klina info.

Si reagim ndaj kësaj situate, qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve kanë paralajmëruar protestë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente dhe përfundimin e punimeve.

Protesta do të mbahet të hënën, më 20, në ora 10:00, pikërisht në këtë rrugë.

Kjo rrugë është projekt i ministrisë së Infrastrukturës./Klina info/