Humb jetën nga zjarri një person në Llaushë të Skenderajt

Një person ka humbur jetën në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e një zjarri.

Lidhur me rastin ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili bëri të ditur se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Rasti ka ndodhur. Prokurorja e rastit ka dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës, me vendim, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, deklaroi Preteni.

Policia është duke vazhduar hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti tragjik./