Lajmi i fundit/ Vdes i plagosuri nga të shtënat në Bokshiq

Personi i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës ka ndërruar jetë, duke e kthyer ngjarjen në tragjedi, bëjnë të ditur Burime të KLINA info.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 14:30.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet policore pritet të dalin me informacione zyrtare në vijim.