Java e 14-të në Superligë nis sot – Ylli pret Trepçën, Peja i shkon Bashkimit

Java e 14-të nē Superligën e Kosovëd në basketboll do të nisë sot, me dy ndeshje interesante për t’u zhvilluar.

Takimi i parë është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, që do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive “13 Qershori”.

Të dy skuadrat luajnë për fitore dhe pritet një sfidë interesante. Therandasit kanë tetë fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit 11 fitore e dy humbje, duke e bërë përballjen kryesore të kësaj xhiro.

Sot do të ndeshen dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Peja. Përballja do të luhet në “Sezai Surroi’, nga ora 19:00.

Prizrenasit kanë katër fitore e nëntë humbje, derisa pejanët nëntë fitore e katër humbje, andaj luajnë për fitore në këtë takim mjaft interesant.

Kujtojmë se për shkak të ndarjes nga jeta të trajnerit të basketbollit, Illmen Bajra, të gjitha ndeshjet e kategorive seniore dhe të reja do të fillojnë me një minutë heshtje.

Bajra ka qenë ndihmëstrajner i Kosovës A, përzgjedhës i Kosovës U18 Femrat, trajner i Bashkimit te meshkujt dhe femrat, ndihmëstrajner në Prizreni 16, Sigal Prishtinë dhe Rahovec, kurse së fundi ishte trajner skuadrën gjermane të femrave Bad Homburg Falcons.

Vdekja e tij e hershme tronditi komunitetin e basketbollit, që do ta përkujtojë gjithmonë