Në muajin e Ramazanit mblidhen 19,555 euro për renovimin e xhamisë në Jashanicë

Banorët e fshatit Jashanicë janë organizuar në mënyrë vullnetare për të mbështetur renovimin e xhamisë së fshatit, shkruan Klina info.

Nisma është ndërmarrë me qëllim që secili banor të kontribuojë sipas mundësive të veta./Klina info/

Organizimi është udhëhequr nga Valdet Bajraktari në bashkëpunim me këshillin e xhamisë në Jashanicë.

Ata kanë bërë thirrje për solidaritet dhe përfshirje të komunitetit në këtë projekt me rëndësi për fshatin.
Deri më tani, janë mbledhur gjithsej 12,355 euro në para të gatshme, ndërsa janë siguruar edhe materiale të ndryshme ndërtimore në vlerë prej 7,200 euro.
Vlera totale e kontributeve arrin në 19,555 euro, duke dëshmuar gatishmërinë dhe përkushtimin e banorëve për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës fetare dhe komunitare.