Rahovec: Vetura godet dy persona, njëri prej tyre ndërron jetë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Nagavc të Rahovecit, ku një person ka goditur me veturë dy viktima.

IndeksOnline raporton se njëri nga viktimat, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sot me datë 06 mars 2026 në fshatin Nagavc-Rahovec është raportuar një aksident trafiku një veturë i ka goditur dy persona të moshës madhore. Si pasojë e aksidentit një nga viktimat rreth moshës 56 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor” deklaroi Krasniqi.

I dyshuari, drejtues i automjetit, është ndaluar për 48 orë.

Krasniqi pohon se njësitet relevante janë duke e trajtuar këtë rast, bazuar në procedurat policore të nevojshme