Më 1 Mars, përkujtohet veterani i UÇK-së Habib A. Morina në 8-vjetorin e ndarjes nga jeta

Më 1 mars 2026, në ora 11:00, do të mbahen homazhe për nder të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Habib A. Morina, në përvjetorin e tetë të ndarjes së tij nga jeta.

Homazhet do të zhvillohen pranë varrezave të Dëshmorëve “Kodra e Kuqe”, ku familjarë, bashkëluftëtarë, qytetarë dhe përfaqësues institucionalë pritet të nderojnë jetën dhe veprën e tij.

Organizimi bëhet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Organizata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së – dega në Klinë.

Në njoftim theksohet se pjesëmarrja e qytetarëve përfaqëson respekt dhe mirënjohje për sakrificën e veteranit Habib A. Morina në shërbim të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.