Thirrje për protestë më 9 janar para Gjykates së Klinës – Banorët e Zajmit kërkojnë drejtësi për tokat e tyre

Banorët e fshatit Zajm kanë paralajmëruar organizimin e një proteste tjeter paqësore të premten, më 9 janar 2026, ne ora 10 para objektit të Gjykatës së Klinës, në shenjë pakënaqësie ndaj përkthimit të tokave të tyre në emër të personave nga vende të tjera, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarëve legjitimë.

Kjo protestë vjen pas një tubimi të ngjashëm të mbajtur dy javë më parë para Komunës së Klinës më 26 dhjetor 2025, ku banorët kishin shprehur të njëjtat shqetësime.

Sipas përfaqësuesve të banorëve, për të gjitha pronat e kontestuara ekzistojnë dokumente zyrtare, ndërsa lëndët janë në trajtim gjyqësor tash e pesë vite, megjithatë problemi ende nuk ka marrë zgjidhje.

Në takimin e fundit me protestuesit, kryetari i komunës i ka udhëzuar ata që për rastet konkrete t’u drejtohen edhe organeve të rendit dhe prokurorisë, duke ngritur padi për secilin rast të dyshuar.

Organizatorët e protestës u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që përballen me probleme të ngjashme pronësore që t’i bashkohen këtij tubimi, me qëllim të kërkimit të drejtësisë, transparencës dhe respektimit të pronës private.