ShBA godet krimin e organizuar në Veri, pjesë e listës Veselinoviqi e Radojqiqi me ‘shokë’

Sot, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar 16 individë nga 24 etnitete në disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore.

Sipas kësaj komunikate, në mesin e tyre është Zvonko Veselinoviqi dhe grupi i tij i krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.

Në komunikatë ndër të tjera  thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Ros, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

Si rezultat i veprimit të sotëm, të gjitha pronat në zotërim ose kontroll të personave të mësipërm që janë në Shtetet e Bashkuara janë bllokuar.