Rrahman Rama: 28 dhjetori do të jetë festë, deri atëherë vetëm punë për fitoren e PDK-së

Aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri kanë intensifikuar mobilizimin elektoral në përkrahje të programit të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza. Takimi u mbajt në shkollën “Andon Zako Çajupi”, ku u bashkuan strukturat e PDK-së nga nëndegët Kalaja dhe Begaj.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, me numrin 7 në listën zgjedhore, tha se angazhimi i strukturave të partisë është i madh dhe i pandalshëm deri në ditën e fitores.

“U mblodhëm në shkollën ‘Andon Zako Çajupi’ në Vushtrri, bashkë me aktivistët e PDK-së në nëndegët Kalaja dhe Begaj për t’u mobilizuar për përkrahjen e programit të Bedri Hamzës. 28 dhjetori do të jetë festë, e deri atëherë do të ketë vetëm punë,” ka deklaruar Rama.

Ai theksoi se PDK po hyn në këtë garë me një program të qartë zhvillimor dhe me kandidatë të përgatitur për të përfaqësuar qytetarët me dinjitet dhe përgjegjësi.

#PDK130
#Rr7