Lëvizja Vetëvendosje: Koalicioni i ri synon forcimin e institucioneve dhe thellimin e demokracisë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së re të koalicionit, duke e cilësuar atë si një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve dhe për thellimin e demokracisë në vend.

Sipas njoftimit, ky bashkim politik synon të garantojë një qeverisje transparente, me integritet dhe të orientuar drejt shërbimit ndaj qytetarëve. Marrëveshja, sipas VV-së, hap një vizion të ri të përbashkët, duke përcaktuar prioritetet kryesore që do të udhëheqin fazën e ardhshme të qeverisjes.

Në koalicion marrin pjesë VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK — subjekte politike që, ndër vite, siç theksohet, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, avancimin e barazisë qytetare dhe ruajtjen e karakterit republikan të shtetit. Secila prej tyre sjell në koalicion përvojë të akumuluar politike, përgjegjësi të dëshmuar dhe vlera të qëndrueshme që synojnë të pasurojnë qeverisjen e ardhshme.