Dallku paralajmëron Malishevën, pas fitores ndaj Llapit

Dukagjini mori tre pikë të mëdha në fitoren 3-2 ndaj Llapit në kuadër të javës së 35-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, Armend Dallku është shprehur tejet i kënaqur me lojën që treguan lojtarët e tij, derisa synojnë fitore edhe në ndeshjen e fundit.

“Llapi na rrezikoi me lojtarë të shpejtë. E kemi analizuar shumë mirë kundërshtarin. Kemi pasur probleme me disa futbollistë”, ka potencuar Dallku për ArtSport.

“Jemi të lumtur për këtë fitore, ishin pikë jetike. Falënderoj tifozët që ishin në numër mjaftë të madh. Do të shkojmë në Malishevë për ta bërë më të mirën, pse jo edhe të fitojmë”.

“Do ta kemi tërë javën ta analizojmë kundërshtarin dhe veten. Pse mos ta përfundojmë sezonin në vendin e pestë”.

Kemi pasur shumë vështirësi në komponimin e ekipit, kartonë të kuq e lëndime. Komponimi i ekipit u bë në pjesën e dytë të sezonit dhe kjo ka dhënë edhe rezultatet”, ka shuar më tej Dallku.

Dukagjini e mbajti këtë epërsi deri në fund, duke fituar tre pikë dhe gjendet në vendin e gjashtë me 49 pikë, ndërsa Llapi është në të katërtin me 54 sosh.