Dy vëllezërit u plagosën derisa ishin në iftar me familje – të dyshuarit i pritën në parking

Klina.info pak më parë ka raportuar për dy të plagosur.

Personat që dyshohen se i gjuajtën vëllezërit i pritën ata në parking të restorantit, ku eskaloi situata.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se vëllezërit janë pronarë të një autosalloni në Kijevë të Malishevës.

Në bazë të informatave të para të dyshuarit janë nga fshati Sferkë i Klinës.