Aksident i rëndë në Dollc, 4 persona të lënduar, policia, ambulanca dhe zjarrëfikësit në vendngjarje

Aksident i rëndë në Dollc, 4 persona të lënduar, policia, ambulanca dhe zjarrëfikësit në vendngjarje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dollc, ku si pasojë janë lënduar katër persona, siç merr vesh Klina info.

Menjëherë pas raportimit, njësitë e Policisë së Kosovës dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmë emergjente dhe për të siguruar zonën.

Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre ende nuk është konfirmuar.

Policia ka nisur procedurat për hetimin e shkaqeve të aksidentit, ndërsa trafiku në segmentin ku ka ndodhur ngjarja është zhvilluar me vështirësi për disa minuta.

Më shumë detaje priten gjatë ditës.