Incident i rëndë në Istog: Dy të lënduar pas një konflikti me sëpatë

Një incident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Istog, ku sipas burimeve të portalit “Istogu Sot”, janë përfshirë dy grupe të njohura për opinionin lokal.

Përleshja ka degjeneruar në dhunë fizike dhe janë përdorur mjete të forta, përfshirë edhe një sëpatë.

Sipas të njëjtit burim, njëri nga të lënduarit është Isuf Zeqiraj nga Shalnovica, ndërsa një tjetër person po trajtohet në Spitalin Rajonal të Pejës.

Nga përplasja është dëmtuar edhe një kamionetë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.