Këto janë vendet që ndihmuan më së shumti Kosovën gjatë pandemisë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS, ka publikuar listën e vendeve të cilat e kanë ndihmuar Kosovën në luftën me pandeminë e COVID-19.

Kosova u kaplua nga kriza globale prej fillimit të marsit, ndërsa dëmet në sektorin e ekonomisë që pritet ta godasin vendin, për shkak të masave të marra gjatë këtyre muajve, sipas njohësve të çështjeve ekonomike pritet të jenë të mëdha.

Në listën e vendeve që kanë ndihmuar më së shumti Kosovën gjatë pandemisë prin Bashkimi Europian, me donacion prej 68 milionë euro.

Pas BE-së, SHBA është vendi i dytë që e ka ndihmuar më së shumti Kosovën. Ajo ka dhuruar 1.1 milionë, pastaj Japonia me 718 mijë dollarë, Zvicra me 500 mijë franga, ndërsa Norvegjia e Austria me 450 mijë euro dhe 250 mijë euro respektivisht.

Ndërkohë shumë shtete e kanë ndihmuar Kosovën edhe me pajisje elementare në luftën ndaj virusit Covid-19.

Katari ka dhuruar 6.500 teste dhe respiratorë. Jordani ka dhuruar 24 tonë ndihma mjekësore. Turqia pajisje mbrojtëse dhe 1000 sete për testim.

Ndërkohë, Kosova i ka dhuruar 500 mijë euro në Luginën e Preshevës për luftimin e koronavirusit.

Kjo është lista e plotë e publikuar nga PIPS./

SHARE