Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës nga radhët e LDK-së, Arben Limanaj, ka qëndruar sonte në fshatin Bokshiq, ku është pritur nga banorët e zonës dhe familja Zeqa.
Në këtë takim, Limanaj ishte i shoqëruar nga Kryetari i Degës së LDK-së në Klinë, Alban Rraci, anëtarë të shtabit zgjedhor dhe ekipit politik të subjektit.
Në postimin e tij, Limanaj ka shkruar:
“Bokshiqi, bastion i Demokracisë.
Sonte qëndruam te familja Zeqa, së bashku me Anton Kolaj dhe bashkëthemeluesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Zenun Zeqa.
Ky fshat ka dy kandidatë për Asamblenë Komunale, Antigona Zeqa, nikoqire e këtij takimi, dhe Fadil Fazlia.
Sonte më shoqëroi Kryetari i Degës, Alban Rraci, shtabi i subjektit tonë politik dhe ekipi që do të sjellë dritë në qytetin tonë.
Kohët e kaluara u kujtuan e u mendua e ardhmja, se çka do të bëjmë ne për Komunën e Klinës!
Bashkë drejt fitores!
#meKlinënPërtej #ZgjedhjetLokale2025 #LDK113”
Limanaj po vazhdon takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2025, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe zhvillimit të Klinës.