Sot fillon Kupa e Botës, kjo do të jetë ndeshja hapëse

Sot fillon Kampionati Botëror i futbollit dhe do të zhvillohet deri me 18 dhjetor.

Si zakonisht, ndeshjen e parë të Kupës së Botës e zhvillon organizatori, me Katarin që do të përballet me Ekuadorin.

Ky takim zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00 dhe para tij pritet të jetë një ceremoni e jashtëzakonshme e përgatitur.

Ky është një nga kampionatet më të bukura dhe më të ndjekura në mbarë botën. FIFA gjithashtu ka vendosur një çmim për fituesin e Kupës së Botës Katar 2022, e cila do të jetë më e larta ndonjëherë.

Institucioni më i lartë i futbollit ka vendosur që fituesi të marrë 40 milionë euro. Vendi i dytë do të fitojë 29 milionë euro dhe