Çabiqi i Mujë Krasniqit i jep mbështetje të fuqishme Sokol Bashotës dhe PDK-së

Në një atmosferë madhështore, me praninë e qindra bashkëvendasve të komandant Kapuçit, sonte në shkollën e Çabiqit u dëshmua edhe njëherë përkrahja e fuqishme për Sokol Bashotën dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Banorët e Çabiqit dhe Zabergjës riafirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur, duke treguar besim dhe vendosmëri për të vazhduar rrugën e vizionit të PDK-së dhe udhëheqjes së dëshmuar të kryetarit Bashota.

Ky tubim i jashtëzakonshëm u vlerësua si një tregues i qartë i unitetit dhe përkushtimit të qytetarëve për të ecur përpara nën udhëheqjen e PDK-së.