Osmani uron mbretin e ri të Danimarkës, Frederikun X

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar mbretin e ri të Danimarkës, Frederikun X.

“Urimet tona të përzemërta madhërisë së tyre Mbretit Frederik X dhe Mbretëreshës Mari për ngjitjen e tyre në fronin e Danimarkës. Le ta udhëheqin vendin e tyre drejt sukseseve të reja”, shkroi Osmani.

“Ne i bashkohemi popullit të Danimarkës për të nderuar trashëgiminë e shërbimit të përjetshëm të Mbretëreshës Margrethe II”.