Vdes zv.komandanti i Policisë në Stacionin policor në Viti, Hekrem Haliti

Ka ndërruar jetë Hekrem Haliti, Shef i Operativës në Stacionin Policor në Viti.

Kështu u bë e ditur nga familjarët e tij përmes një postimi në Facebook.

“Sonte ndrroi jetë daja im Hekrem Haliti. Ushtar i UÇK-së dhe i angazhuar në policinë e Kosovës, ku kontriboi pa u ndalur asnjëhere. Krejt në fund Hekremi ishte zv.komandant i stacionit policor në Viti”, ka shkruar në rrjetin social Jeton Sherifi.

Hekrem Haliti prej kohesh ishte Shef i Operativës në Stacionin Policor në Viti, ai shquhej si profesionist dhe shumë i angazhuar në punë.