Jashanica besnike ndaj PDK-së, ja dha mbështetjen Sokol Bashotës

Në bastionin tradicional të Partisë Demokratike të Kosovës, në Bashkësinë Lokale të Jashanicës, që përfshin edhe fshatrat Jelloc, Dush i Vogël, Resnik dhe Pograxhë, u mbajt sonte një tubim elektoral.

Në këtë takim morën pjesë kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, njëherë kandidati për kryetar komune, Sokol Bashota, deputeti Enver Hoxhaj, profesori Fadil Millaku, bartësi i listës Esat Raci, si dhe disa kandidatë për Kuvendin e Komunës.

Kryetari Bashota, në fjalën e tij para qytetarëve, theksoi besnikërinë e Jashanicës ndaj rrugës kombëtare dhe politike të PDK-së:
“Jashanica ka dhënë shumë për atdheun, ka dhënë bij e bija që u bënë heronj e dëshmorë. Ka dhënë gjithmonë edhe për PDK-në, duke qëndruar besnike në çdo etapë të rrugës sonë politike e kombëtare.”

Ai shpalosi gjithashtu programin qeverisës, duke përmendur projektet kapitale që synojnë përmirësimin e jetës së banorëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Bashkësisë Lokale të Jashanicës.

Banorët e këtyre fshatrave u zotuan se do ta përkrahin fuqishëm kandidaturën e Sokol Bashotës për kryetar të Komunës së Klinës, si dhe kandidatët e PDK-së për Kuvendin Komunal.