Haradinaj: “Nuk e poshtëroj asnjëherë shtetin. Taksa mbetët”

Haradinaj: “Nuk e poshtëroj asnjëherë shtetin. Taksa mbetët”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të qeverisë. Deri te ky vendim Haradinaj ka ardhur, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar.
Haradinaj në konferencë për media dhe më pas në një postim në facebook, ka thënë se nuk mund të lejojë që të dal para gjykatës si Kryeministër i shtetit të Kosovës, por si një qytetarë i thjeshtë i republikës.
Po ashtu ai ka shtuar se do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.
“Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para”/Klina.info
Postimi i plot i Ilir Bacaj