Sokol Bashota takim me gratë kandidate për Kuvendin Komunal në Klinë nga PDK

Gratë kandidate për Kuvendin Komunal të Klinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë zhvilluar dje një takim me kryetarin e degës së PDK-së në Klinë dhe kandidatin për kryetar të Komunës, z. Sokol Bashota.

Takimi u mbajt me qëllim të koordinimit dhe angazhimit në kuadër të fushatës zgjedhore, ku u theksua rëndësia e përfaqësimit aktiv të grave në politikë dhe vendimmarrje.

Në fjalën e tij, kryetari Bashota shprehu mbështetjen e fuqishme për kandidatët femra, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre është e domosdoshme dhe përbën një vlerë të shtuar për zhvillimin e shoqërisë dhe ndërtimin e institucioneve të forta e gjithëpërfshirëse.

Nga ana e tyre, gratë kandidate të PDK-së u zotuan se do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal, duke promovuar barazinë, përfaqësimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të Klinës.