Një pjesë e Klinës në terr qe 24 orë, mungesa e rrymës shkakton probleme për qytetarët dhe bizneset

Prej më shumë se 24 orë, një pjesë e qytetit të Klinës po përballet me mungesë të energjisë elektrike, duke krijuar vështirësi serioze si për bizneset ashtu edhe për qytetarët.

Bizneset lokale janë detyruar të punojnë me gjeneratorë për të vazhduar aktivitetin, duke u përballur me kosto shtesë dhe vështirësi në ofrimin e shërbimeve.

Ndërkohë, edhe banorët shprehen të revoltuar për gjendjen, duke u ankuar për mungesë informacioni dhe reagimi nga institucionet përgjegjëse.

Derisa të rikthehet energjia elektrike, qytetarët dhe bizneset mbeten të varur nga burime alternative, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një sqarim për arsyen e ndërprerjes dhe kohëzgjatjen e saj./Klina Info/