Zyrtare: Dukagjini transferon mesfushorin e talentuar nga Reggina e Italisë

Dukagjini ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri, derisa tani ka prezantuar një mesfushor.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku synon që të ketë një sezon më të mirë këtë vit, duke siguruar më herët qëndrimin në elitë dhe të provojë daljen në Evropë, shkruan Gazeta OLLE.

Klinasit kanë transferuar talentin shqiptar Blerind Morina i cili vije nga skuadra italiane Reggina U21.

20-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe pritet t’i ndihmojë shumë skuadrës së Dallkut në sezonin e ri.