Libër kushtuar familjes Tomaj – Quni nga Klina, një rrëfim historik dhe biografik

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Klinës, u mbajt ceremonia e promovimit të librit “Familja Tomaj – Quni”, me autorë Luz Tomaj dhe Mikel Çuni,shkruna Klina info.

Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të njohura, familjar, zyrtar komunal e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili edhe foli para të pranishmëve
“Ky botim i rrallë historik dhe biografik i kushtohet brezave të familjes Tomaj – Quni, një familje që ndër shekuj ka qëndruar në ballë të rezistencës kundër pushtuesve dhe ka dhënë një kontribut të madh për lirinë dhe çlirimin e vendit.

Përmes fakteve historike, kujtimeve dhe rrëfimeve autentike, autorët sjellin një pasqyrë të qartë të sakrificës dhe përkushtimit brez pas brezi. Libri ndriçon rrënjët e thella të kësaj familjeje në fshatin Dollc të Klinës, duke përkujtuar trashëgiminë e pasur, sakrificat e mëdha dhe emrin që kanë lënë ndër breza në shërbim të kombit”, tha Haradinaj.
Ky promovim bashkoi dashamirë të librit, studiues dhe qytetarë që e vlerësuan thellësisht punën e autorëve për ruajtjen dhe dokumentimin e kësaj trashëgimie të vlefshme kombëtare./Klna info/