Aksident i rëndë në Gllarevë, 6 persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Gllarevë, ku sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, janë lënduar gjashtë persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës dhe autoambulanca, të cilat po merren me ndihmën dhe transportimin e të lënduarve drejt qendrave mjekësore për trajtim.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Klina.info do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja dhe pamje ekskluzive nga vendi i aksidentit./Klina.info/