Njësia e Zjarrfikësve të Klinës ka shprehur ngushëllimet më të thella për humbjen tragjike të kolegut të tyre, Kaqun Lima, i cili humbi jetën në krye të detyrës, duke shërbyer me trimëri dhe përkushtim.
Në një telegram zyrtar ngushëllimi, Zjarrfikësit e Klinës i kanë drejtuar fjalët e dhimbjes dhe solidaritetit ndaj Zjarrfikësve të Gjakovës, familjes së të ndjerit si dhe gjithë komunitetit zjarrfikës të Kosovës.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut tonë, Kaqun Lima, i cili humbi jetën në krye të detyrës, duke treguar trimëri dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,” thuhet në telegram.
Humbja e tij është cilësuar si një plagë e rëndë për të gjithë shërbimin zjarrfikës në vend, duke rikujtuar rrezikun e përditshëm me të cilin përballen këta profesionistë të guximshëm në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.
“Kujtimi dhe vepra e tij do të mbesin gjithmonë të gjalla në zemrat tona,” përfundon telegrami.