Sot, me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Degës së LDK-së në Klinë dhe ish-kryetarit të Komunës së Klinës, Prenk Gjetaj, kryesia e degës së LDK-së në Klinë, së bashku me familjarë dhe veprimtarë të LDK-së, bënë homazhe pranë varrit të tij në Budisalc.
Prenk Gjetaj ishte një figurë e shquar e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe një personalitet i respektuar i komunës sonë. Ai do të mbetet në kujtesën tonë si një udhëheqës i përkushtuar, i drejtë dhe i palodhur në shërbim të qytetarëve, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Si kryetar i Komunës dhe i Degës së LDK-së në Klinë, ai dha shembullin e një politikani me integritet dhe vizion, ndërsa në rolin e tij si udhëheqës i Shoqatës së Familjeve të Personave të Zhdukur, ishte zëri i dhimbjes dhe shpresës për shumë familje anembanë vendit.
Lavdi jetës dhe veprës së Prenk Gjetajt!