Izraeli vret gjashtë shkencëtarë bërthamorë iranianë në sulmet ajrore

Të paktën gjashtë shkencëtarë bërthamorë iranianë u vranë të premten gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli ndaj objektivave strategjike në Iran, raportojnë mediat lokale.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, viktimat janë identifikuar si: Abdolhamid Minouchehr, Ahmadreza Zolfaghari, Amirhossein Feqhi, Motalleblizadeh, Mohammad Mehdi Tehranchi dhe Fereydoun Abbasi – ky i fundit një figurë e njohur dhe ish-drejtues i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.

Shkencëtarët u përfshinë në sulmin izraelit ndaj një qendre kërkimore dhe laboratorëve të lidhur me programin bërthamor iranian.